Policia Rrugore e Tiranës ka vendosur rekord gjobash gjatë 24 orëve të fundit pas një aksioni të urdhëruar nga instancat më të larta.
Mësohet se gjatë 24 orëve janë vendosur rreth 190 gjoba ndaj shoferëve shkelës të rregullave të qarkullimit
rrugore.
Disa nga shkeljet më të përhapura janë zënia e korsive të rezervuara, sinjalizimi i ndritshëm (semafor), parkimet e gabuara dhe mospozicionimi siç duhet në korsitë e lëvizjes.
Në funksion të kontrolleve dhe monitorimeve të kryera, janë evidentuar dhe proceduar administrativisht 262
drejtues mjetesh, nga të cilët:
• 35
drejtues mjetesh janë konstatuar duke qarkulluar në korsitë e rezervuara për mjetet e shërbimit publik në rrugën “Dritan Hoxha”.
• 21
drejtues mjetesh u konstatuan se vazhdojnë lëvizjen, ndonëse sinjalizimi i semaforit e ndalon atë, në rrugën “Teodor Keko” dhe rrugë të tjera urbane kryesore ku rrezikshmëria për t'u përfshirë në aksidente
rrugore është akoma më e lartë.
• 52
drejtues mjetesh për mospozicionim siç duhet në korsitë e lëvizjes, kryesisht në kryqëzimet kryesore të kryeqytetit.
• 67
drejtues mjetesh për përdorim celulari, gjatë drejtimit të mjetit.
• Si dhe janë ndëshkuar 87 mjete me masa administrative për parkime të gabuara, kryesisht të trotuar, në vendkalimet e këmbësorëve dhe hyrje daljet e komplekseve të banimit.
Policia Rrugore e kryeqytetit falënderon këdo që bashkëpunon me organet e Policisë së Shtetit dhe denoncon paligjshmërinë apo shqetësimet e përditshme.
Shtuar më 25/10/2018,
ora 15:46