Policia bën “kërdinë” me gjoba në Durrës, 1 100 brenda javës
Strukturat e qarkullimit Rrugor te Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës kanë vërshuar me gjoba ndaj drejtuesve të automjeteve.

Sipas të dhënave policore, mësohet se në një javë janë arrestuar në flagrancë 4 persona, 3 prej të cilëve sepse drejtonin mjetin të papajisur me leje drejtimi, dhe 1 për pije alkoolike.

Ndërsa janë vendosur në total 1774 masa administrative.

-U tërhoqën 109 leje drejtimi ku:

-97 për tejkalim shpejtësie.

-12 leje për përdorim të pije alkoolike.

-220 masa administrative për mos vendosjen e rripave të sigurimit.

-50 masa administrative për kaskat mbrojtëse.

-47 masa administrative ndaj mjeteve të trasportit publik, që operojnë në kundërshtim të kodit rrugor.

-184 masa administrative për përdorimin e aparatit celular.

-320 masa administrative për parakalim të gabuar.

Vashdon puna nga ana e policisë rrugore për parandalimin e aksidenteve rrugore dhe ndëshkimin e drejtuesve të mjeteve që nuk zbatojnë rregullat e Kodit rrugor.
Shtuar më 13/05/2019, ora 14:55
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori