Policia bën deklaratën zyrtare për dy ngjarjet e ndodhura mbrëmë
Me anë të një deklarate për mediat, blutë e Tiranës kanë sqaruar përplasjen e djeshme me armë në "Rrugën e Kavajës" dhe atentatin ndaj Shullazit.

“Më datë 05.01.2015, rreth orës 19:40, në "Rrugën e Kavajës" në Tiranë, është vrarë si pasojë e një shkëmbimi zjarri shtetasi Arjanit Sterio Alias, 42 vjeç, banues në Tiranë.

Paraprakisht dyshohet se viktima ka tentuar të vrasë me armë zjarri pistoletë shtetasit Pajtim Xhevahir Serjani, 32 vjeç, Denis Reshat Ramani, 28 vjeç, Ditmir Dilaver Reçi, 33 vjeç dhe Roland Besnik Meta, 37 vjeç, ky i fundit me detyrë punonjës policie pranë Njësisë së Operacioneve Speciale.

Fillimisht është plagosur në pjesën e këmbës shtetasi Pajtim Serjani, i cili menjëherë pas ngjarjes është transportuar për në Spitalin Universitar Tiranë.

Ndërkohë, gjatë këtij shkëmbimi zjarri ka ndërhyrë punonjësi i policisë, Roland Meta, ku më pas, sulmi ka vijuar duke mbetur i vrarë shtetasi Arjanit Sterio dhe është plagosur rëndë punonjësi i policisë Roland Meta.

Nga një analizë e hollësishme e bërë lidhur me veprimet dhe mosveprimet e punonjësit të policisë, është bërë dhe arrestimi në flagrancë i tij. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 4 copë gëzhoja arme zjarri të kalibrit 9 mm, 3 copë gëzhoja arme zjarri të kalibrit 7.62 mm, një armë zjarri pistoletë m-54, një armë zjarri bereta si dhe automjeti me targë AA417 KU.

Materialet i'u referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale të "Vrasjes me dashje", thuhet në një deklaratë të policisë.

Ndërkohë, duket se Emiliano Shullazi nuk ka pasur lidhje me këtë ngjarje. “Më datë 05.01.2014 nga Seksioni Kundër Akteve Terroriste në Policinë e Tiranës, filloi proçedimi penal dhe punohet për kapjen e autorëve, pasi mbrëmë rreth orës 19.30, në fshatin Bërxullë Tiranë, në afërsi të mbikalimit Kashar, është tentuar të vritet me armë zjarri shtetasi Emiljano Shullazi dhe Gilmando Dani, të cilët përgjatë momenteve të ngjarjes po udhëtonin me automjetin e tyre, tip Golf 4, me targë AA629HR.

Si pasojë e të shtënave me armë zjarri, ka mbetur i plagosur shtetasi Emiljano Hajdar Shullazi, 36 vjeç dhe Gilmando Nesim Dani, 36 vjeç, të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Në vendin e ngjarjes, u formua grupi hetimor të cilët kryen veprimet e para hetimore, duke mbledhur dhe administruar provat në vendngjarje dhe sekuestruar disa gëzhoja.

Materialet hetimore i'u referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale të “Vrasje në rrethana të tjera cilësuese” dhe “Prodhimi dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake”, parashikuar nga nenet 79/dh, 22 dhe 278/4 i Kodit Penal”, thuhet më tej në deklaratën e policisë. /albeu.com/
Shtuar më 06/01/2015, ora 10:44
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori