Një frut shumë i preferuar, ana e errët e luleshtrydheve

Në një raport vjetor të kryer nga Grupi Mjedisor i Punës (Environmental Working Group) u zbulua se gati 70% e mostrave nga 48 lloje të produkteve të rritura në mënyrë konvencionale janë të ndotura me mbetje pesticidesh.

Luleshtrydhet kryesojnë listën e produkteve me përqendrimin më të lartë të pesticideve, ndërkohë që misri i ëmbël dhe avokadot janë renditur si prodhimet me përqendrimin më të ulët.

Çfarë janë pesticidet?

Pesticidet janë përdorur gjerësisht në prodhimin ushqimor për të kontrolluar dëmtues të tillë si insektet, brejtësit, barërat e këqija, bakteret, kërpudhat dhe mykun. Përveç përdorimeve të tyre në bujqësi, pesticidet janë përdorur për të mbrojtur shëndetin publik duke kontrolluar organizmat që bartin sëmundje tropikale, si për shembull mushkonjat.

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, pesticidet janë potencialisht toksike për njerëzit. Ato mund të sjellin efekte negative në pjellori, sistemin imunitar apo atë nervor, shkaktojnë kancer dhe çojnë në probleme të tjera.

Raporti thotë se pesticidet mund të mbesin tek frutat dhe perime edhe pasi është bërë larja apo qërimi i tyre. /albeu.com


Shtuar 10.07.2020 20:51