Pas kaq kohësh, Noizy flet hapur për marrëdhënien me Encën: Është e lodhshme (VIDEO)

Reperi i njohur, Noizy, ka qenë i ftuar mbrëmjen e djeshme në “Nin” me Alaudin Hamitin. Duke qenë se intervistat e tij kanë qenë të pakta, kjo ka marrë vëmendje maksimale. Ai ka folur për marrëdhëniet me kolegët e tjerë për të cilat ka qenë mjaft i përfolur. Pa dyshim një nga pyetjet që ai nuk mund t’i shpëtonte ishte miqësia e prishur me Encën, e cila asokohe bëri mjaft bujë. “Enca ka qenë shumë e lodhshme pikë së pari, është shumë rob i lodhshëm, ka qenë kërkuese ka pasur gjëra pozitive të veta, por shumë e lodhshme, pastaj lindin problemet dhe mosmirënjohjet. Del në televizion dhe thotë unë ashtu, nuk po them dil të flasësh për Noizyn që ai më ka bërë mua, por kur bëhet pyetja, përgjigju siç është për tu përgjigjur”, u shpreh reperi. Noizy u pyet edhe për përplasjet me Babastars, në fillimet e karrierës.

“Të gjithë e dimë se ata i kanë blloku shumë artista me ec përpara. Kreshën për shembull, Mc Kreshën! Ose me ta ose pa ta jo. Kështu ka qenë edhe puna ime. Ndalën radio, ndalën clube, mos me këndu Noizy në disko a kupton. Sot e kësaj dite. Në mos ata, menaxhimi i tyre. Kjo ka qenë arsyeja kryesore e përplasjeve. Ka patur edhe gjëra të vogla, për shembullin u kërkonin modeleve mos të merrnin pjesë në videoklipet e mia. Imagjino, çfarë mund të presësh nga Noizy 20 vjeçar, tani që jam 33 vjeç e duhet të mendohesh mirë, jo më atëherë”, tregoi Noizy.

Dy raporte të tjera mjaft të kometuara kanë qenë ai me Dafinën dhe me Ledrin, që pas bashkëpunimeve duket se u rregulluan. Megjithatë pas këtyre projekteve nuk i pamë më së bashku, teksa me Dafinën nuk ndiqen më as në Instagram.

“Po, raportet janë të mira me të dy. Ne artistët jemi pak si shumë të çuditshëm dhe nuk e kuptojmë dot njëri-tjetrin. Po të më pyesësh se përse jam distancu me Dafinën, nuk di të them sepse jemi pak të çuditshëm dhe faji mbetet përherë kopil. Fajin se ka asnjëri. Me Ledrin mirë, me Dafinën mirë, jemi në paqe. Nuk jemi folloë, por kur dikush të bëhet halë në sy më mirë mos ta kem folloë”, përfundoi Noizy.


Shtuar 15.09.2020 11:29