Policia-Avokatit të Popullit: Mos u jep bukë grevistëve
Policia e Tiranës ka reaguar sot pas deklaratave të një dite më parë të Avokatit të Popullit, lidhur me ndalimin e ilaçeve nga policia. Përmes një deklarate për mediat policia e Tiranës deklaroi nuk janë ndërprerë as ilaçet, as mjekimet ndaj grevistëve.

"Pas tentativave për dëmtim nga dy pjesmarrësit në grevë, përmes aktit të djegies dhe vetëdjegies policia e Tiranës rriti masat e sigurisë për sigurimin e jetës së tyre, për të parandaluar aktet e rënda. Nuk janë ndërpreë as ilaçet, as mjekimet ndaj grevistëve", thuhet në deklaratë.

Policia e Tiranës i bëri apel Avokatit të Popullit si institucion i pavarur të respektojë integritetin dhe të mos bjerë pre e një greve të paligjshme dhe politike.

Po kështu institucioni i policisë së kryeqytetit, i bëri thirrje Totozanit të heqë dorë nga roli i furnitorit me ushqime për një grevë, të deklaruar si urie, ndërsa theksoi se do të vazhdojnë masat për mbarëvajtjen e kësaj greve. /albeu.com/
Shtuar më 21/10/2012, ora 14:32

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori