Policia: Autobusi ra në 60 metra lartësi
Shoferi i autobusit të përplasur një ditë më parë në Himarë ka qenë i pajisur me leje drejtimi për autobusë që në vitin 1999, ndërsa autobusi e ka pasur kontrollin e fundit në 26 prill. Kështu është shprehur kreu i policisë Rrugore Vullnet Topallaj në një konferencë për shtyp.


Topallaj bëri të ditur emrat e 13 viktimave, tashmë të identifikuara të aksidentit, si dhe situatën aktuale të të plagosurve. Lartësia prej nga ka rënë autobusi në humnerë ka qenë 60 metra.


"Nga hetimet e kryera rezulton se aksi rrugor ishte i pajisur me sinjalistikën e duhur dhe mbrojtëset anësore metalike, asfalti ishte i thatë, i pastër. Po ashtu nga hetimet e kryera rezulton se drejtuesi i mjetit Pellumb Çela ishte me leje përkatëse që në 1999 dhe kjo leje ishte rinovuar deri në vitin 2014. Automjeti në fjalë ka rezultuar të ketë kryer kontrollin e fundit në 26.4.2012", tha Vullnet Topallaj duke nënvizuar se hetimet rreth kësaj ngjarje vijojnë. /albeu.com/
Shtuar më 22/05/2012, ora 13:24

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori