Policia asgjëson rreth 3180 bimë të dyshuara cannabis sattiva (FOTO LAJM)

Specialistët e Komisariatit të Policisë nr 4, në fshatin Derje, në vendin e njohur si "Mal Antenat", gjetën dhe asgjësuan bimët narkotike. Ato ishin kultivuar në dy parcela pranë njëra-tjetrës.

Policia po punon për zbulimin dhe vënien përpara pergjegjësisë penale, të autorëve të kësaj vepre.

Materialet i'u kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprën penale "Kultivimi i bimëve narkotike". /albeu.com/
Shtuar më 14/06/2016, ora 15:59
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori