Policia asgjeson qindra kg drogë (FOTO-LAJM)

Pëlqej
Një sasi Heroinë, Kokainë dhe Cannabis Sattiva është asgjësuar sot nga specialistët e sektorit të Narkotikëve në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit. Në mjediset e Institutit të Policisë Shkencore është mbledhur Komisioni përkatës për asgjësimin e provave materiale të lëndëve narkotike

"Komisioni nën drejtimin e Prokurorit mori në dorëzim provat materiale të lëndëve narkotike, për të bërë ekzekutimin e vendimeve penale të Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë." thuhet ne njoftimin e policise.

Sasitë e provave materiale që u asgjesuan janë:
• Heroinë 36 kg 646 gram.
• Kokainë 1290 gram
• Cannabis sattiva 4366 kg
• Përzierës (paracetamol + kafeinë) 112 kg 957 gram
• Paracetamol 28 kg 577 gram
Shtuar më 19/09/2014, ora 14:37
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori