Trajneri i Sevillas thur elozhe për “Djajtë e Kuq”: Ky është Man.United më i mirë ndër vite

Trajneri i Sevilla ka dhënë komentet e tij lidhur me skuadrën e Manchester United.

Julen Lopetegui, njeriu që drejton skuadrën e Sevilla, beson se kjo skuadër e Manchester United që do ta ketë përballë në gjysmëfinale të Ligës së Evropës është më e mira në vitet e fundit.

United dhe Sevilla do të takohen në Koln, dhe para kësaj ndeshje Lopetegui ka dhënë disa komente.

“Ky United është Manchester Unitedi më i mirë në vitet e fundit, skuadër që ka gjetur rrugën e saj, për këtë arsye nuk kanë humbje në Premierligë që nga janari”, ka thënë Lopetegui.

“Kanë gjetur hapësira për disa lojtarë kualitatitv. Ata janë të kompletuar, do na duhet lojë e shkëlqyer për të garuar me ta”, ka shtuar trajneri i Sevilla.

Ndeshja mes Manchester United dhe Sevilla luhet sonte, me fillim nga ora 21:00.


Shtuar 16.08.2020 07:33