Policia arreston të riun në Lazarat, i gjendet 6 kg "mall" në banesë
Një person në Lazarat është vënë në pranga, pasi ju gjet drogë në banesë.

Mësohet se në pranga ka rënë një 35-vjeçar nga Lazarati me inicialet J. Gj.

Uniformat blu të Gjirokastrës, sekuestruan në banesën e 35-vjeçarit një sasi prej 6 kg kanabis.

“Nga kontrolli i ushtruar nga shërbimet e policisë në banesën e J. Gj., 35 vjeç, banues në Lazarat, u gjet 6 kg lëndë e dyshuar narkotike Cannabis Sativa, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale,”-informon policia.

Shtuar më 11/12/2019, ora 21:56

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori