Policia arreston "Ronaldon", çfarë kishte në çantë
Policia e Bulqizës ka vënë në pranga një 20-vjecar, pasi qarkullonte ma armë zjarri pa leje.

Në pranga ka përfunduar Ronaldo Abedini, banues në Bulqizë dhe i dënuar më parë për vjedhje.

Njoftimi i policisë:

Në vijim të punës për parandalimin e ngjarjeve kriminale, kapjen e personave në kërkim, apo të atyre qarkullojnë me armë zjarri pa leje, shërbimet e Komisariatit të Policisë Bulqizë kanë kryer kontrolle të befasishme në qytetin e Bulqizës, ku si rezultat u arrestua në flagrancë shtetasi:

Ronaldo Abedini, 20 vjeç, banues në Bulqizë (i dënuar më parë për vjedhje).

Shërbimet e policisë gjatë ndalimit për kontroll të automjetin tip ‘Benz’, nga ana e shtetasit Ronaldo Abedini, është hedhur në tokë një çantë, brenda së cilës u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale një armë zjarri tip TT, me krehër me 7 fishekë, dhe 24 copë fishekë të tjerë, të mbështjella në letër.

Strukturat e policisë po vijojnë punën për kapjen e drejtuesit të automjetit.

Materialet proceduriale do ti kalojnë Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër për veprat penale të “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve shpërthyese dhe i municionit”, ‘’Mosbindja ndaj urdhërit të punonjësit të policisë së rendit publik”, të parashikuara nga nenet 278, 242 e 25 të Kodit Penal.
Shtuar më 05/10/2018, ora 13:50
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori