Policia arreston një person me 20 kg eksploziv C4 në Durrës
Policia ka vënë në pranga një shtetas, i cili është kapur me një sasi të konsiderueshme eksplozivi qe ishte përgatitur për shpërthim.

Në sajë të një operacioni të kryer nga Sektori për Narkotikët dhe Trafiqet, Durrës, është bërë e mundur ndalimi i shtetasit Fatjon Mexhaj.

25 vjeçari posedonte 20 kg eksploziv C4, ndërsa operacioni në fjalë është kryer rreth orës 24:00 në Sukth të Durrësit, raporton Portali Albeu.

Policia bën me dije se i riu është me precedentë të mëparshëm penalë. /albeu.com/


Shtuar më 04/04/2015, ora 09:35

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori