Policia arreston "kanibalin" e Poliçanit
Policia e Shtetit në Poliçan ka vënë në pranga Kreshnik Gurin, personin që masakroi ditën e djeshme kufomën e të e të vetëvrarit Gëzim Dervishi.

Ngjarja ndodhi në Uzinën e armëve në Poliçan ku Dervishi, i cili dyshonte se Vladimir Guri kishte marrëdhënie intime me bashkëshorten e tij, e qëlloi për vdekjen Gurin dhe më pas qëlloi edhe veten.

Por krimi nuk përfundoi këtu, pasi vëllai i Vladimir Gurit, Kreshnik Guri shkoi në vendngjarje ku dhe pasi goditi disa herë me sëpatë kufomën e Dervishit.

Pas vrasjes vëllai i shefit të sigurimit teknik ka dhunuar kufomën e rojes, duke i prerë atji gjymtyrët.

Policia ka mundur ta ndalojë sot autorin e këtij akti të paprecendentë, pas varrimit të vëllait të tij.

Guri nuk ka marrë pjesë në varrimin e vëllait, por policia ka mundur ta ndalojë të fshehur në një banesë./albeu.com/
Shtuar më 07/08/2012, ora 15:59
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori