Policia arreston grabitësit e kazinosë
Policia e Tiranës nëpërmjet një konference për shtyp njoftoi se është bërë i mundur arrestimi i autorit të plagosjes së pronarit të një kazinoje në Tiranë një ditë më parë.

Ndërsa janë arrestuar edhe dy persona të tjerë, të cilët janë autorë të grabitjes së një tjetër kazinoje. Mësohet se ka rënë në pranga Ervin Ferhati 32-vjec, i shpallur në kërkim ndërkombëtar i cili ishte dënuar me 20 vite burg për veprandryshme penale, si ato të pastrimit të parave, trafik me lëndët narkotike dhe shfrytëzim prostitucioni, ndërsa kërkohej nga Interpol Roma. /albeu.com/
Shtuar më 10/04/2012, ora 12:34

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori