Policia arreston dy të shpallur në kërkim
Policia e Shtetit ka arrestuar dy persona të cilët rezultonin në kërkim pasi ishin dënuar nga drejtësia. Ata janë: Muharrem Alla 40 vjeç, banues në Larushk të Krujës si dhe Lekë Faslia 42 vjeç banues në Tiranë.

Alla ishte shpallur në kërkim nga policia për shkak se ishte dënuar nga gjykata e Tiranës me 7 vjet e 6 muaj burg për veprën penale të "Prodhimit dhe të shitjes së narkotikëve".

Ndërkohë Policia kufitare në Rinas ka ndaluar Lekë Faslian pasi ai ishte i dënuar me 11 muaj e 25 ditë durg për veprën penale të "Plagosjes së rëndë me kapërcim të kufijve të mbrojtjes". /albeu.com/
Shtuar më 19/04/2015, ora 10:33

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori