Policia arreston dy shtetas të cilët dhunuan 54 vjeçarin
Dy në pranga dhe për dy të tjerë ka nisur procedimi penal në gjëndje të lirë, pasi kanë dhunuar një shtetas. Sot, Specialistët e Seksionit për Hetimin dhe Parandalimin e Krimeve kanë arrestuar në flagrancë shtetasit Ermando Lekaj, 22 vjeç, banues në Ishull-Lezhë dhe Paulin Rudi, 20 vjeç, banues në Ishull–Lezhë.

Në Shengjin, pas një konflikti kanë goditur me mjete të forta në kokë dhe trup shtetasin Xh.S., 54 vjeç, banues në Ishull–Lezhë.

Mbi ta rëndon akuza “Plagosje e lehtë me dashje”. Sakaq, ka filluar proçedimi penalgjendje të lirë ndaj shtetasve M.N., 35 vjeç, banues në Laç–Kurbin dhe M.N., 27 vjeç, banues në Laç-Kurbin, pasi kanë qenë të pranishem në konflikt dhe nuk kanë treguar. Ata akuzohen për "Moskallëzim krimi”. /albeu.com/

Shtuar më 08/01/2016, ora 11:38

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori