Policia arreston 5 punonjës të CEZ-it në Elbasan
Pëlqej
Albeu.com
Pesë punonjës të kompanisë CEZ Shpërndarje në Gramsh janë arrestuar nga policia me akuzën e shpërdorimit të detyrës. Strukturat e Krimit Financiar kanë kapur në flagrancë 62-vjeçarin me iniciale Sh.K. me detyrë ish-përgjegjës në kompani, 47-vjeçarin Sh.Elezi me detyrë faturist, 40-vjeçarin V.Shahini, dhe dy punonjës të tjerë me inicialet F.T. dhe D.K. me detyrë lexues, nën akuzën “për ushtrim dhe ndikim të paligjshëm”.

Dyshohet se këta persona kanë lidhur kontratë me tregtarin Ramazan Berbiu në kundërshtim me ligjin kundrejt një shpërblimi.
Shtuar më 12/08/2014, ora 09:22
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori