Policia arreston 12 persona dhe vendos 1148 gjoba në 48 orë
Pëlqej
Policia Rrugore e Tiranës gjatë 48 orëve të fundit ka vijuar kontrollet me Drager e Radar, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë rrugore në fundjavë.

Kontrollet kanë vijuar me Radar e Drager në autostradë dhe në rrugët e brendshme të Tiranës, për të parandaluar, evidentuar dhe ndëshkuar ata drejtues mjetesh që qarkullojnë me shpejtësi, të atyre drejtuesëve që drejtojnë automjetet nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur, duke u bërë burim aksidenti për veten dhe përdoruesit e tjerë të rrugës.

Në drejtim të shpejtësisë në autostradë dhe në qendrat e banuara, Policia Rrugore gjatë 48 orëve të fundit ka evidentar dhe ndëshkuar:

58 drejtues mjetesh që qarkullonin me shpejtësi tej normave të lejura, ku në qendrat e banuara shpjetësia kalonte dy deri në tre herë më shumë se limiti i lejuar.

Përsa i përket drejtimit të automjetit nën ndikimin e alkoolit apo në gjendje të dehur gjatë 48 orëve të fundit janë arrestuar në flagrancë:

9 drejtues mjetesh që drejtonin automjetet në gjendje të dehur apo tej mase të dehur, ku në një rast, një drejtues mjeti tejet i dehur qarkullonte në sens të kundërt me lëvizjen duke u bërë akoma më tepër burim rreziku për jetën e tij dhe të përdoruesëve të rrugës.

Si dhe janë arrestuar 3 drejtues mjetesh që drejtonin automjetet të papajisur me Leje Drejtimi.

Gjithashtu janë pezulluar 23 Leje Drejtimi për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit, por jo deri në kufijtë e dehjes.

Kontrollet kanë konsistuar edhe në evidentimin dhe ndëshkimin e atyre drejtuesëve që nuk respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor ku për 48 orët e fundit janë vendosur:

• 61 masa për mos përdorin rripin e sigurimit.

• 84 masa për parakalim të gabuar

• 115 masa për përdorin celularin gjatë drejtimit të automjetit

• 14 masa për mos respektim të sinjalistikës së semaforit

• 71 masa për ata që qarkullojnë pa kaskë mbrojtëse si dhe pa kontroll teknik të mjetit, etj.

• Si dhe 803 masa për shkelje të tjera të Kodit Rrugor.

Janë bllokuar dhe 13 mjete për mosshlyerje të masave administrative mbi 3 masa.

“Policia Rrugore e Tiranës do vijojë kontrollet e pandërprera me Drager e Radar në të gjithë territorin e qarkut Tiranë me qëllimin e vetëm rritjen e sigurisë së jetës në rrugë”, thuhet në njoftimin e policisë. /albeu.com/
Shtuar më 17/12/2017, ora 16:14
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori