Policia arestoi atentatorin; Fuere, PDSH dhe VMRO denojne atentatin
Albeu.com
00:12 - MPB njoftoi se në orën 20:30 ka arrestuar Faruk Iljazin nga Recica e Madhe, nën dyshim se është pjesëmarrës në sulmin me armë zjarri ndaj veturës me të cilën udhëtonte lideri i BDI-së.Zëdhënësi i policisë Ivo Kotevski i dyshuari në momentin e arrestimit ka qënë duke drejtuar një automjet të kuq të tipit Opel Askona. Sipas zëdhënësit, ai do të merret në pyetje rreth motiveve të sulmit si dhe përfshirjes eventuale të përsonëve të tjerë në incident. Koteski gjithashtu bëri të ditur se në polici do të ftohen edhe anëtarët e BDI-së të cilët kanë qenë të pranishëm gjatë sulmit.


Fuere dënoi atentatin ndaj Ahmetit

Jam shumë i shqetësuar për atë që ka ndodhur dhe këto raste janë tërësisht të papranueshmedhe, ka deklaruar ambasadori i BE në Shkup, Ervan Fuere.

Ambasadori i BE-së në Shkup Ervan Fuere sot ashpër ka dënuar sulmit me armë ndaj makinës së liderit të BDI-së Ali Ahmetit. "Jam shumë i shqetësuar për atë që ka ndodhur dhe këto raste janë totalisht të papranueshmedhe. Për këtë shkak kam kërkuar takim me minister e punëve të brendshme sepse jemi vetëm një ditë në fushatën parazgjedhore dhe kemi një incident në të cilin është përdorur armatim i rëndë dhe kjo është absolutisht e papranueshme, sidomos kurr kemi parasysh se zgjedhje janë mbajtur edhe në vendet fqinje por incidente të tilla nuk kanë ndodhur", deklaroi Fuere.
Sipas tij, qeveria dhe autoritet duhet ti kapin autorët dhe nuk duhet të lejojnë që këto raste të përsëriten. "Kemi edhe tre javë tjera të fushatës parazgjedhore dhe cdo incident si ky rrezikon fushatën dhe krijon imazh shumë negativ për vendin', tha Fuere.
Ai apeloi te liderët partiak që të bëjnë çështë në fuqinë e tyre që incidentet të mos përsëriten më.

PDSH e VMRO-DPMNE dënuan sulmin kundër Ahmetit

Zëdhënësi i PDSH Fexhri Selami sot dënoi sulmin kundër liderit të BDI-së Ali Ahmeti në Rakovec. "E dëgjova me kujdes deklaratën e Ali Ahmetit dhe në emër të PDSH shpreh keqardhje për këtë rast. Ne në disa konferenca shtypi e dënuam dhunën që po ndodhë ditëve të fundit dhe apelojmë për gjakëftohtësi dhe fushatë të qetë zgjedhore", deklaroi zëdhënësi i shtabit zgjedhor të PDSH, Fexhri Selami.
Sipas tij, PDSH i dënon të gjitha këto akte dhe nga strukturat partiak kërkon qetësi. "Patjetër duhet të theksojë se këto aktivitetet dhe kjo politikë nuk janë instaluar prej sot, dje apo pardje, por kjo formë e bërjes së politikisë është instaluar nga vitit 2002. Ju ishit dëshmitarë se qe sulmuar kolona e makinave të PDSH në vitin 2006 dhe ky është stili i politikës së BDI dhe ne saherë e kemi dënuar. Apeluam tek ata dhe te partitë tjera të jenë të qetë dhe t'u ofrojnë qytetarëve fushatë të qetë dhe të garantohet siguria e tyre si dhe siguria e pjesëmarrësve të fushatës", tha Selami.
Sulmin ndaj liderit të BDI e dënoi edhe partia në pushtet VMRO-DPMNE. "VMRO-DPMNE kërkon nga organet kompetente të shtetit t'i ndërmarrin të gjitha masat për gjetjen e autorëve të kësaj ngjarje antidemokratike dhe të njejtit në një afat sa më të shkurtë që të jetë e mundur të sanksionohen dhe të nxiren para drejtësisë", thuhet në reagimin e kësaj partie.
(albeu/alsat)
Shtuar më 13/05/2008, ora 04:52
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori