Policia aksion në Laprakë, ndalon një grup të rinjsh
Mbrëmjen e sotme policia në Tiranë, në zonën e Laprakës ka ndaluar disa persona të cilët dyshohet se shisnin lëndë narkotike.

Lapraka njihet si zonë problematike, ku ka pasur dhe here të tjera shoqërime të të rinjve të dyshuar për shpërndarje të lëndeve narkotike.

Nga ana tjetër, burime jo zyrtare thanë se ky grup djemsh ishin shoqëruar dhe herë tjetër në polici, por policia bën me dije se për rastin në fjalë kemi të bëjmë thjesht me një procedurë verifikimi të dokumenteve.
Shtuar më 14/08/2019, ora 23:21
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori