Policia aksion në jug për kapjen e atentatorëve të prokurorit Arjan Ndoja
Policia ka nisur një operacion mbrëmjen e sotme për të arrestuar atentatorët që qëlluan ndaj prokurorit Arjan Ndoja.

Burime për bëjnë me dije se policia po zhvillon operacione në Vlorë dhe në Lushnje, ku mendohet se janë fshehur disa nga atentatorët ndaj prokurorit të Durrësit.

Efektivë të shumtë të FNSH-së kanë shkuar nga Tirana në kërkim të atentatorëve të 1 nëntorit.

Pak orë më parë ndërroi jetë shoferi i prokurorit Ndoj, Maloku, i cili nuk u mbijetoi plagëve të marra.
Shtuar më 07/11/2019, ora 21:52
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori