Polici vrau një shtetas gjatë arrestimit, SHBA paralizohet nga protestat për drejtësi
SHBA dhe gjithë bota u trondit nga pamjet e arrestimit të dhunshëm që shkaktoi dhe vdekjen e Floyd.

Pas kësaj ngjarje skandaloze në të cilët është arrestuar oficeri i policisë i cili akuzohet për vrasje, kanë nisur mbarë protestat në SHBA.

Protestuesit janë përplasur me policinë në qytete të ndryshme në të gjithë SHBA pas vrasjes së një shtetasi afro amerikan të parmatosur nga efektivë të policisë së Mineapolisit.

Qindra persona kanë protestuar përpara Shtëpisë së Bardhë e cila është mbyllur prej së premtes duke kërkuar drejtësi për vdekjen e George Floyd.

Në Minesota, Nju Nork, Atlanta dhe në rajone të tjera janë parë valë arresti të dhunshme. /albeu.com/


Shtuar më 30/05/2020, ora 08:54

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori