Policia e
Fierit shpëtoi nga rrëmbimi një vajzë 9-vjeçare mbrëmjen e sotme në
lagjen “Konferenca e Pezës”.
Ngjarja e rëndë është regjistruar pasditen e sotme në
lagjen “Konferenca e Pezës” në
Fier, ku 22-vjeçari e ka transportuar të miturën në
lagjen “Liri”, ku ai banonte.
9-vjeçarja është parë rastësisht ndërsa qante mes pallateve, nga një efektiv policie, i cili ndodhej në një tjetër aksion për arrestimin e një grabitësi.
Mësohet se efektivi i policisë është përleshur me pengmarrësin, 22-vjeçarin Kristjan Binjaku, i cili është vënë në pranga pak minuta më vonë nga blutë e
Fierit.
Fill më pas ka reaguar edhe Ministri i Brendshëm, Saimir
Tahiri, ku njofton se e ka falenderuar përmes telefonit Inspektorin e Rendit te Drejtorise se
Policise se Qarkut
Fier, Z. Bledar Naci per kurajon dhe vendosmerine e treguar ne parandalimin e rrembimit te vajzes se mitur.
“Sapo pata kënaqësinë dhe nderin të telefonoja për ta falënderuar personalisht inspektorin e rendit të Drejtorisë së Policisë së qarkut
Fier, z. Bledar Naçi për kurajën dhe vendosmërinë e treguar në parandalimin e rrëmbimit të një vajzë të mitur në qytetin e
Fierit.
Nuk kam fjalë të përshkruaj shqetësimin e të ëmës së vajzës së vogël. Komunikova personalisht dhe ndjeva frikën e prindit, por edhe kërkesën për drejtësi në çdo fjalë të saj.
Fatmirësisht, një tragjedi u ndalua falë Bledarit. Faleminderit Bledar! Sot je shembull për të gjithë efektivët e Policisë së Shtetit. Djem si ti i bëjnë nder policisë dhe na japin shpresën se ky vend mund të bëhet vërtet vendi ku mbizotëron paqja, forca e ligjit dhe drejtësia. Krenar për ty dhe djemtë e Policisë së Shtetit!”, shkruan
Tahiri në Facebook. /albeu.com/
Shtuar më 10/10/2013,
ora 23:00