Polici rrihet në qendrën e votimit në Mallakastër, kapet autori
Një incident i rëndë është shënuar sot në Drenovë të Mallakastrës. Sipas njoftimit të Policisë, një efektiv policie është rrahur në një qendër votimi nga një person që është vënë në pranga.
Autori është Besnik Caushaj, 49 vjeç.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në datën 24.06.2017, rreth orës 16:10, në ambientet e brendshme të oborrit të shkollës 9-Vjecare “Beqo Caushi” Drenovë, Mallakastër, ka goditur me sende te forta (gurë) punonjësin e policisë i cili ishte paraqitur në qëndrën e votimit sipas planizimit të shërbimit, në pritje për të marë në ruajtje qëndrën e votimit nr 3254.

Gjithashtu ky shtetas(i cili dyshohet në gjendje të dehur) ka shkatërruar dhe xhamat e kësaj shkolle si dhe një mjet Benz me targa AA 044 OC, pronë e punonjësit të policisë.

Materialet proceduriale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprat penale “Shkatërrimi i pronës” dhe “Goditje për shkak të detyrës” parashikuar nga nenet 150 dhe 237 të Kodit Penal. /albeu.com/
Shtuar më 24/06/2017, ora 22:04

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori