Grabitje si nëpër filma, vidhen shufra ari me vlerë 14 mln dollarë në aeroportin e Torontos

Një vjedhje si nëpër filma ka ndodhur në aeroportin Pearson në Toronto të Kanadasë.

Janë vjedhur shufra ari dhe sende të tjera me vlerë mbi 14 milionë dollarë. Ngarkesa e çmuar u mor nga një dhomë mallrash që ndodhej në një zonë të mbrojtur të aeroportit. Policia ka hapur një hetim.

Misteri i vjedhjes 

“Është një ngjarje shumë e veçantë”, thonë hetuesit që hetojnë rastin dhe të cilët tashmë kanë në dorë emrat e të dyshuarve të mundshëm. Sipas gazetës kanadeze Toronto Sun, policia po synon një bandë lokale dhe një grup kriminelësh që veprojnë në të gjithë rajonin.

Nuk është vjedhja e parë në një aeroport

Nuk është hera e parë që një ngarkesë kaq e çmuar vidhet nga një zonë aeroporti. Gjithashtu sipas  The Sun,  në vitin 1983 ar dhe diamante me vlerë rreth 26 milionë paund u vodhën nga një magazinë pranë  aeroportit Heathrow të Londrës./Albeu.com/

 


Shtuar 22.04.2023 09:01