Polici në hall të madh: Ti ve apo jo gjobë djalit të Ramës? (FOTO LAJM)

Makina e Gregor Ramës e ndaluar në mënyrë të gabuar
Pëlqej
Djalitkryeministrit Edi Rama, Gregorit, i doli një punë e shpejtë dhe e la makinën e tij tip BMW X3 me bllokazh ndezur pranë "9 katsheve", në Rrugën e Dibrës, në një zonë ku ndalimi i automjeteve është i ndaluar dhe i dënueshëm. Polici rrugor që ndodhej aty pranë, me të drejtë, iu afrua makinës së parkuar gabimisht, dhe nxorri bllokun e gjobave.

Por gjatë kohës që ai po plotësonte fletën e gjobës një qytetar i afrohet dhe i tregon se ajo është makina e djalitkryeministrit. Në fillim rrugori e injoroi njoftimin e qytetarit, por më pas reflektoi, e la gjobën pa plotësuar dhe pyeti eprorët e tij se si duhej të vepronte.

Si përfundim? Sigurisht që për djalin e kryeministrit nuk mund të vihet gjobë.../albeu.com/

Shtuar më 17/09/2014, ora 14:17
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori