Polici italian vret emigrantin shqiptar
Një emigrant shqiptar 26 vjeç ka mbetur i vrarë nga një polic italian pasi nuk i ishte përgjigjur urdhër ndalimit në një postbllok policor. Viktima, i identifikuar nga media italiane si, Fatmir Xhafa, 26 vjeç ka qenë së bashku me tre bashkëatdhetarë të tij, të cilët edhe ato nuk i janë ndaluar urdhrit të policisë, në Napoletano. Policia thotë se vrasja ka qenë aksidentale.

Ngjarja është shënuar në orët e para të mëngjesit të së hënës në lokalitetin Paskarola të Kaivanos në Napoli.

Dy policë kanë qenë duke patrulluar për të parandaluar vjedhjet e makinave dhe të shtëpive gjatë natës, kur kanë parë 4 shqiptarë, të hipur në një makinë, tip Pasat. Policive u janë dukur të dyshimtë dhe i kanë bërë thirrje për të ndaluar për verifikim. Por në vend që të ndalonin, shqiptarët kanë braktisur makinën dhe kanë tentuar të largoheshin duke ecur në këmbë.

Tre prej tyre kanë arritur të futeshin në një rrugicë qorre, i katërti është ndaluar nga njëri prej karabinerëve.

Ndërsa karabinieri i dytë është vënë në ndjekje të 3 shqiptarëve të tjerë, të cilët me leva hekuri kanë tentuar të bëjnë rezistencë, që më pas të arratiseshin.

Polici, duke qenë i vetëm përballë 3 shqiptarëve, mbante pistoletën në gadishmëri. “Duhet të ketë qenë një goditje me shufrën e hekurit, mbi parakrahun e policit që ka shkaktuar dhe shkrepjen e armës”- thuhet në njoftimin për shtyp të policisë. Plumbi ka qenë vdekjeprurës për 26 vjeçarin, ndërsa ka plagë, nga goditje me levë hekuri dhe polici.

Dyshohet se shqiptarët e ndaluar janë pjesë e një bande hajdutësh, pasi me vete i janë gjetur doreza dhe 1000 euro, të cilat nuk kanë ditur të justifikojnë prejardhjen.

Gjithashtu dhe makina ku po qëndronin shqiptarët, në momentin e ndalimit, ishte vjedhur një muaj më parë në provincën Avellino.

Dy shqiptarët e tjerë të arrestuar janë Altin Murrja, 22 vjec dhe Lupen Allciu, 34 vjec. Dy të arrestuarit ndodhen në burgun e Napolit dhe akuzohen për tentativë vrasjeje dhe kërcënim. /DW/
Shtuar më 04/10/2011, ora 11:36
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori