Polici i Shkodrës pritet të lirohet, u filmua në shtëpi nga gruaja
Efektivi i policisë së Shkodrës, Berhan Bajrakurti pritet të lerë qelinë ditën e sotme për shkak se denoncuesja që u tha se i kishte ngacmuar vajzën e mitur nuk është gjetur.

Ndërkohë mësohet se Prokuroria e Shkodrës ka zbuluar se se Bajrakurti ka filmuar veten në çaste intime me bashkëshorten e tij.

Ditën e sotme Bajrakurti pritet të dalë para gjykatës së Shkodrës dhe raportohet se ka shumë mundësi që personi në fjalë të lirohet për shkak se nuk ka ndonjë akuzë mbi të.

Sipas burimeve të prokurorisë gjatë aktit të ekspertimit të videos së sekuestruar në cilësinë e provës materiale, Berhan Bajrakurti, kryen veprime intime me bashkëshorten e tij në ambjentet e shtëpisë së tij.

Nga ana tjetër edhe bashkëshortja e të arrestuarit ka pranuar se video është krejtësisht intime dhe nuk ka lidhje me akte pedofilie siç është trajtuar në media.

Një reagim për këtë ngjarje ka patur edhe vëllai i të akuzuarit ku është shprehur se videoja është intime.

"Nëse e ka bërë atë gjë ai nuk është vëllai ynë. Video është e montuar nga mediat. Ne kemi tre ditë që nuk dalim jashtë sepse na vjen turp. Ai nuk e ka bërë atë gjë, por nëse ai e ka bërë mos të dalë më nga burgu", deklaroi vëllai i Berhan Bajrakurtajt. /albeu.com/
Shtuar më 22/02/2019, ora 10:33

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori