Polici e qëlloi me plumb në kokë, kush ishte djali nga Miloti që vdiq në Itali (FOTO LAJM)

Një shtetas shqiptar ka humbur jetën pasi është qëlluar me plumb në kokë nga një polic italian, teksa ky i fundit po përpiqej ta ndalonte për të kontrolluar automjetin të cilin dyshonte se kishte grabitur.

Klodjan Hysa, 35 vjeçari shqiptar nga Miloti, pasi kishte kryer nje grabitje, u qëllua teksa udhetonte në nje automjet te vjedhur, me të cilën u përpoq të shtypte dy policët qe i kishin kërkuar të ndalonte, por që shqiptari nuk i ishte bindur urdhërave të policisë, ndërsa kjo e fundit e ka qëlluar menjëherë me plumb në kokë.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së premtes në zonën e Macerata, ndërsa drejtori i policisë së zonës, Salvatore Favarolo, ka dalë sot në mbrojtje të policit duke thënë se ai ka bërë punën e tij.

"Ishte një reagim sepse ishte në aksion. Polici bëri punën e tij, nuk ka nevojë të paguajë për asgjë. Në qoftë se ai do të ishte në shtëpi, nuk do të kishte ndodhur asgjë dhe do të ishte ende gjallë, por nëse do të ishte e kundërta, nuk do të kishte ndodhur asgje dhe nuk do të bënte asgjë? Kështu që ajo që ne jemi duke folur, është vrasje nga pakujdesia", tha ai, transmeton "Panorama".

"Fakti na trishton sepse është një jetë njerzore, por që kishte krijuar probleme për komunitetin", ka përfunduar drejtori i Policisë.

Të afërm të Klodjanit kanë qëndruar pranë tij gjatë momenteve të fundit të jetës, pasi qëndroi dy ditë në koma, ndërsa kushërira e tij ka thënë se "ata mund të bëjnë çfarë të duan por jo të vrasin njerëz." /albeu.com/




Shtuar më 28/02/2017, ora 14:45

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori