Policët rrugorë kthehen në taksidarë: Sa më shumë gjoba, aq më tepër frikë tek shoferët
Mithat Tola, drejtor i Policisë Rrugore, i ftuar në “Dita Jonë” në A2 CNN, deklaroi se në vendin tonë ka 1800 aksidente në vit, me 213 persona të vdekur vitin e kaluar.

“Është shumë, por jemi te mesatarja e vendeve të Bashkimit Evropian”, theksoi Tola, i cili më pas shpjegoi se si ka ndryshuar mënyra e veprimit të Policisë Rrugore.

“Shkelësit identifikohen me kamera, por kundravajtësi nuk ndalohet.Regjistrohet shkelja, printohet dhe njoftimi i shkon shtetasit në shtëpi.

Nëse kërkon të ballafaqohet me pamjet filmike, shtetasi mund ta bëjë. Kemi pakësuar numrin e policëve për të mos penguar trafikun, pasi ndalimi i dikujt në rrugë krijon pengesa.

Kemi filluar ta tërheqim punonjësin e policisë dhe kur të vjen fatura në shtëpi, drejtuesi ndërgjegjësohet. Sa më shumë fatura të vijnë, aq më shumë trembesh dhe nesër je më i kujdesshëm në rrugë”, deklaroi Tola
Shtuar më 23/05/2019, ora 10:05
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori