Policët e Lleshit po vrasin njerëz në rrugë: Me shpejtësi skëterrë, efektivi i rrugores përplasi gruan dhe përfundoi në dyqan

Një aksident masiv ndodhi gjatë mesditës në zonën e ish-Bllokut në Tiranë ku u përfshinë tre makina dhe një motor.

Nga aksidenti pati dy të lënduar, ku njëri prej tyre është rëndë. Në aksident u përfshinë tre makina, njëra tip "Volvo" ngjyrë gri, një tjetër "Ford" si edhe një "Mercedes", si edhe një motorçikletë, shkruan albeu.com.

Burimet bëjnë me dije se shkak për aksidentin është bërë shpejtësia tejë normave të lejuara e makinës tip "Volvo" me targa të huaja, e cila pasi përplasi makinën tip "Ford" në kryqëzim u fut në një dyqan bulmeti.

Ndërkohë, abcnews.al raporton se drejtuesi i mjetit tip "Volvo" me targa të huaja që besohet se shkaktoi aksidentin është një efektiv i policisë rrugore të Tiranës.

Për arsye ende të paqarta punonjësi i policisë ishte duke lëvizur me shpejtësi të madhe në rrugë duke përplasur fillimisht mjetin tip "Ford" që drejtohej nga grua, e cila ndodhet në gjendje të rëndë në spital, ndërsa polici ka marrë plagë të rënda.



Nga videoja e publikuar prej Abc News duket qartë se makina e drejtuar nga polici ishte me shpejtësi tepër të lartë duke përplasur makinën "Ford" që po hynte në kryqëzim. Madje, polici nuk pa fare nëse kishte apo jo të tjerë në kryeqëzim.

Policia nuk ka dalë ende me ndonjë njoftim për aksidentin në fjalë për të shpjeguar rolin e policit dhe përse ai po drejtonte makinën me shpejtësi duke rrezikuar jetën e qytetarëve të tjerë. /albeu.com
Shtuar më 14/04/2020, ora 15:47

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori