Policë me maska na rrahën në mes të natës! Qytetari tregon çfarë ndodhi në Dibër (VIDEO)

Dëshmia e qytetarit Korab Shehi, i cili tregon dhunën e ushtruar nga policia gjatë natës në Dibër, me maska dhe me armë.

Dhuna e policisë e cila provohet edhe nga pamjet filmike, nuk ka kursyer edhe gratë dhe fëmijët.

“Ishte ora 03.00 e mëngjesit. Unë rri në kat të parë dhe në kat të dytë dhe të tretë I kishin thyer dyert të gjitha. Kur dola unë ata po zbritnin poshtë.

Ishin me maksa, kallashnikov dhe gjithçka. Në atë kohë u thashë: Çfarë është? Jo skemi punë, më tha kush je. I thashë emrin, pastaj ata shkuan te nusja e kushëririt. Ngaqë e dija që ishte me 3 fëmijë të vegjël shkova atje. Kur shkova atje, ata aty më shtynë, nuk më lanë dhe më përplasën për mur.

Nuk më lanë që të shkoj aty. E dija që kishte për ti rënë të fikët nuses së kushëririt. Asaj I ra të fikët në rrugë, ndërsa djali I kushëririt shkoi të marrë makinën, policët I thanë; lere të vdesë në rrugë, sepse I ra të fikët në rrugë. Policët na kanë godit mua dhe djalin e kushëririt, na kanë rrahur. I kanë future dhe në furgon dhe i kanë rrahur me shkop gome, plus që e kanë godit dhe në fytyra”, thotë Korab Shehi.
Shtuar më 29/06/2019, ora 12:20

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori