Automjetet ushtarake të Ukrainës hyjnë në Kiev për të mbrojtur qytetin (VIDEO)

Automjetet ushtarake ukrainase po hyjnë në Kiev për ta mbrojtur atë nga afrimi i trupave ruse, thotë Ministria e Brendshme e Ukrainës.

Kryetari i bashkisë së Kievit, Vitali Klitschko tha më herët se qyteti kishte “hyrë në një fazë mbrojtëse”.

Qeveria po i bën thirrje popullit të Kievit që të bëjë gjithçka që mundet për t’i rezistuar trupave ruse, duke përfshirë prodhimin e bombave molotov dhe marrjen e armëve./albeu.com


Shtuar 25.02.2022 15:13