Pogradecari përdhunoi të miturën, përgjigja e ADN nxjerr të vërtetën tronditëse (VIDEO)
55-
vjeçari nga Velçani i
Pogradecit,
Ligor Biba, është i ati i fëmijës së 15-vjeçares, e cila e akuzoi se e përdhunoi dhe e la shtatzënë.
Edhe pse
Biba ka mbajtur qëndrim mohues ndaj përdhunimit të të miturës, si gjatë hetimit ashtu edhe në gjykim, analiza e ADN-s që ju bë foshnjës së sapolindur, konfirmoi atësinë e tij.
Ka qenë 55-
vjeçari që i ka kërkuar gjykatës, kryerjen e analizës së ADN-s, përgjigjet e së cilës kanë rënduar pozitën e tij proceduriale.
Ligor Biba u denoncua nga e mitura në Tetor të vitit të kaluar, pasi infermierja e fshatit zbuloi se vajza ishte në muajin e 8 të shtatëzanisë.
Procesi gjyqësor ndaj Bibës po zhvillohet në Gjykatën e Korçës, pasi Gjykata e
Pogradecit nuk ka seksion për të miturit./abcnews.al/
Shtuar më 15/04/2018,
ora 12:46