Pogradec: Gjykata pranon gjykim të shkurtuar për vrasësin 35-vjeçares
Gjykata e Pogradecit ka pranuar kërkesën për gjykimshkurtuar për 60-vjeçarin Halim Hykollari, i cili ekzekutoi me mjete të forta në 5 muaj më parë 35-vjeçaren Mirela Spahiu të cilën ai e kishte pasur të dashur.

Gjatë seancës së zhvilluar në këtë gjykatë 60-vjeçari ka shfaqur shenjat e një tronditje të thellë dhe ka shprehur pendesë për krimin, ndërsa ka kërkuar mëshire nga trupi gjykues i kësaj çështje.

Prokurori që është ngarkuar më këtë çështje ka hedhur poshtë kërkesën e mbrojtjes, duke argumentuar krimin si “vrasje me paramendim”.
Por gjykata ka pranuar kërkesën e mbrojtjes për gjykimshkurtuar, që do të thotë se 60 -vjecari do të përfitojë ulje të 1/3-s së masës së denimit, në përfundim të procesit gjyqësor.

Kjo ngjarje ka ndodhur ndodhi në një hotel në periferi të Pogradecit në fund të muajit qershor, kur 60 -vjeçari Hykollari masakroi nënën e 2 fëmijve për motive xhelozie./albeu.com/
Shtuar më 03/11/2011, ora 16:46
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori