Pogradec, gjendet i vrare nje 13-vjecar
Albeu.com
Një 13-vjeçar është gjetur i vdekur sot në Pogradec. Burime nga vendi i ngjarjes, bëjnë të ditur se trupi i pa jetë është gjetur në afërsi të depove të armatimit në Vërdovë.
Fillimisht dyshohet se fëmija është qëlluar aksidentalisht me armë, por ende ngjarja nuk është sqaruar nga autoritetet përkatëse.

Mendohet se i riu ka qenë duke luajtur me shokët pranë depove të armëve, çka hedh dyshime se vdekja mund të ketë ardhur në rrethana aksidentale. Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes, nga ku ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e vdekjes së adoleshentit.
Shtuar më 01/02/2010, ora 21:59
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori