Pogradec hasen parregullsi në votime
Update- Në procesin e votimit në komunat ku votohet për kryetar të komunës në Dardhas kandidaon Gentian Pere nga rradhët e PD-së, mdërsa për PS-në dhe LSI-në Genci Hammllari.

Aty janë hapur tetë qendra votimi dhe pritet që të marrin pjesë 2600 votues. Ndërsa në Shkodër kandidojnë Luan Harusha për PS-në dhe Ridvan Guri për PD-në, të 24 qendrat e votimit janë hapur për 16 700 votuesit e kësaj komune.

Komuna Dardhas, Pogradec kandidati i PD-së Gentian Pere ka kërcënuar se do kërkojë pezullimin e votimit, pasi sipas tij ka presione ndaj komisionerëve të djathtë në fshatin Nicë. /albeu.com/



09:25 - Sot, përballje mes të majtës e të djathtës për zgjedhjet në komunat Rrethina Shkodër dhe Dardhas në Pogradec. Në Dardhas janë hapur 8 qendra votimi dhe pritet të votojnë rreth 2600 persona.

Edhe në Shkodër mësohet se ka nisur procesi i votimit në komunën Rrethina. Të 24 qendrat e votimit janë hapur për 16 700 votuesit e kësaj komune.

Ndërkohë, në qytetin verior kreu i PD, Lulzim Basha një natë më parë u ka bërë thirrje banorëve të kësaj komune të marrin pjesë në votime me 1 shtator, ndërsa theksoi se “asnjë banor nuk duhet të bjerë pre e shantazheve apo presioneve të mundshme të kundërshtarit politik”. /albeu.com/

Shtuar më 01/09/2013, ora 11:37
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori