Ndërhyn për të shuar sherrin mes djalit dhe nuses, vdes nga zemra
Një ngjarje e rëndë është shënuar pasditen e sotme në fshatin Slatinë të Pogradecit, ku ka humbur jetën një 60 vjeçar.

Pavarësisht që fillimisht u raportua se kishim të bënim me një vrasje brenda familjes, e vërteta e ngjarjes është se i moshuari ka ndërruar jetë pas atakur kardiak që ka pësuar teksa po ndante zënkën mes të birit dhe nuses.

Sipas njoftimit të policisë së Pogradecit, pas kqyrjes së vendit të ngjarjes dhe verifikimit të trupit të viktimës nuk janë vërejtur shenja dhune në trupin e të vdekurit ndërsa dyshohet për atak kardiak. /albeu.com/
Shtuar më 03/01/2015, ora 17:32
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori