Podgoricë: 49 vjet për 12 shqiptarë
Albeu.com
Gjykata e Lartë në Podgoricë sot i dënoi me dënim të përgjithshëm prej 49 viteve burg 12 shqiptarët e akuzuar për ndërmarrje të veprimeve kundërkushtetuese dhe përgatitje të veprës kundër rregullimit kushtetues dhe sigurisë së Malit të Zi.Gjykata i dënoi 12-të shqiptarët për shkak se në periudhën prej vitit 2004 deri në shtator të vitit 2006 kanë përgatitur rebelim të armatosur me qëllim të krijimit të rajonit të veçantë, kryesisht i banuar me shqiptarë.

Gjykata e Lartë e pezulloi paraburgimin e 10 prej gjithsej 12-të shqiptarëve, por u vërtetoi masa mbikqyrjeje, ndalesë për braktisjen e Malit të Zi dhe konfiskimin e pasaportave. Dy të dënuarve tjerë për veprime kundërkushtetuese, Gjykata ua vazhdoi paraburgimin.

Pesë shhqiptarët tjerë, të cilët janë përfshirë me aktakuzën, ndërsa mbroheshin në liri, janë shpallur për fajtorë për posedim të armëve dhe materialeve shpërthyese. (Makfaks)
Shtuar më 06/08/2008, ora 00:47
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori