E FUNDIT/ Zbardhet emri e mosha, qëllohet me armë mes natës 35 vjeçarja në Shkodër

Në rrethana të paqarta është plagosur në Shkodër me armë zjari një 35-vjeçare.

E plagosur me një plumb në këmbë mbeti shtetasja Liljana Jeremia, 35 vjeçe, banuese në Golem.

Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe tha se e plagosura është jashtë rrezikut për jetën.

Zyrtarisht nuk dihen rrethanat e ngjarjes, por besohet nga dëshmitë paraprake se e plagosura po ecte dhe nuk kishte lidhje me ngjarjen. Policia është vënë në kërkim të autorëve.

E plagosura, e cila mori ndihmën menjëherë në spital, e ka kaluar rrezikun për jetën, u qëllua aksidentalisht pas një sherri mes dy personave.

Shkoder/ Informacion Paraprak:

Me datë 05.02.2020, rreth ores 22:40, ne lagjen “Vasil Shanto”, Shkoder, në Pedonale, në rrethana ende të paqarta është plagosur me armë zjarri shtetasja L. J. 35 vjeçe, banuese në fshatin Golem, jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje ka mbritur grupi hetimor ku po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin e kapjen e autorit/ve.

Janë ngritur pika kontrolli dhe po bëhet krehja e zonës për kapjen e autorëve.


Shtuar 5.02.2020 22:47