Po vjen vera, shtohen peshkaqenët: Kapet "tigri" 102 kg në Durrës (VIDEO)
Pëlqej
Një tjetër peshkaqen i rrezikshëm ka rënë në rrjetat e peshkatarëve durrsakë.

Mëngjesin e sotëm, peshkaqeni tigër që peshon plot 102 kg, është kapur në ujërat e bregdetit malazez.

Menjëherë peshkaqeni ka dalë në shitje në dyqanin e peshkut në lagjen nr.1 të Durrësit.

Ky është rasti i tretë brenda 10 ditëve që kapen peshkaqenë, çka të bën të mendosh se numri i kësaj specieje në ujërat e detit Adriatik është shtuar, shkruan Durreslajm.
Shtuar më 26/04/2018, ora 12:23
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori