Po transportonte drejt Tiranës tre emigrantë të paligjshëm, e pëson keq korçari
Policia e Korçës ka arrestuar një 29 vjeçar pasi akuzohet se ka
ndihmuar tre emigrantë të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt shpërblimit.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec, në bashkëpunim me Policinë Rrugore dhe Policinë Kufitare, në vijim të operacionit policor “Perimetri”, kanë goditur një tjetër rast të aktivitetit kriminal në fushën e dhënies së ndihmës shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit kundrejt shpërblimit, si rezultat i të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit E. V., 29 vjeç, banues në fshatin Mborje, Korçë.

Ky shtetas u kap nga shërbimet e Policisë Rrugore në lagjen nr. 1, Pogradec, duke transportuar në drejtim të Tiranës, me mjetin tip “Audi”, tre emigrantë të paligjshëm, të cilëve kundrejt shpërblimit iu kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Pogradec, për veprime të mëtejshme.
Shtuar më 21/02/2021, ora 12:07

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori