Berisha takohet me kandidatët për kryetarë bashkie: Fushata më e mirë e organizuar ndonjëherë nga opozita

Ish-kryeministri Sali Berisha, po zhvillon sot një takim me kandidatët e Rithemelimit për zgjedhjet lokale të 14 majit.

Berisha u tha kandidatëve të dalë nga Primaret se rivalët e tyre janë përfaqësues të Ramës dhe opozita është kthyer në një forcë politike më të fortë se kurrë.

Sipas tij fushata e opozitës është fushtata më e organizuar e opozitës ndonjëherë.

Sali Berisha: Me atë akt Rama shprehu tmerrin që ka ndaj PD-së. Rama ka frikë nga zgjedhjet sepse ka nënët muaj që vjedh. Ju guxuat, hytë në garë, treguat CV-në tuaj për qytearët. Keni epërsi shumë të madhe nha kandidatët e mafies shtetërore. Në vendimet që do të marrim, sigurisht që ju keni zërin tuaj dhe partia nuk merr asnjë vendim pas një konsultë me ju. E vërteta është që jeni ju kandidatët e lirisë, kandidatët e parë në historinë e këtij vendi, por jo të vetëm të këtij vendi, por edhe të vendeve të tjera që zgjidheni me votën e lirë të anëtarësisë dhe mbështetësve të PD.
ë vendimet që do të marrim, sigurisht që ju keni zërin tuaj dhe partia nuk merr asnjë vendim pas një konsultë me ju. E vërteta është që jeni ju kandidatët e lirisë, kandidatët e parë në historinë e këtij vendi, por jo të vetëm të këtij vendi, por edhe të vendeve të tjera që zgjidheni me votën e lirë të anëtarësisë dhe mbështetësve të PD.

Gjykata e Apelit bëri publik ditën e premte  vendimin e plotë, me anë të të cilit vendosi zhbërjen e vendimit të gjyqtarit Agron Zhukrit dhe kthimin për rigjykim të vulës së Partisë Demokratike në gjykatën e Shkallës së Parës.

Trupa gjykuese me relatore Elona Mihalin, anëtarë Astrit Kalanë dhe Irda Kacerja prishi vendimin e Agron Zhukrit, i cili vendosi të njohë Kuvendin e Sali Berishës, të mbajtur me 11 dhjetor 2021.

Kështu, me këtë vendim, Partia Demokratike tashmë e ka një kryetar dhe ai është Enkelejd Alibeaj./albeu.com/ 


Shtuar 5.03.2023 13:53