"Po të shkepi...": A paralajmëroi Shkullaku videon intime që po trondit qeverinë? (VIDEO)
Prej disa ditësh në media po aludohet në lidhje me një video intime që pasqyron momente mes një zyrtareje të ministrisë së Brendshme në vend me një ambasador të huaj.

Ndërkohë që ende kjo video nuk është bërë publike, ka reaguar zv/ministrja e Brendshme Romina Kuko.

Me anë të një postimi në Twitter, Kuko bën me dije se po aludohet që është ajo personi në video krah ambasadorit Soreca.

Zv/ ministrja i referohet disa shkrimeve ku ajo është nxjerrë në krah të ambasadorit duke u aluduar për një video intime mes tyre.

"Jam e befasuar nga disa media që përgojojnë me një lehtësi të neveritshme emrin tim për hesap të luftës qorre me ambasadorët!Aludimet mbi foto takimesh publike ku kam pasur nderin të përfaqësoj qeverinë në krah të Ambasadorit Soreca janë një paturpësi pa limit që të le pa fjalë!"- shkruan Kuko.

Pas aludimeve në media se mund të jetë Kuko zyrtarja në videon intime që posedon Presidenca, në media po bën xhiron një video nga emisioni "Opinion" ku analisti Armando Shkullaku thumbon keq zv/ministren.

Videon që po bën xhiron e rrjetit mund ta shihni bashkëngjitur lajmit, ku analisti aludon për një marrëdhënie intime mes saj dhe zyrtarëve të PS. /albeu.com/
Shtuar më 22/11/2019, ora 20:49

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori