"Po të ishim në Shqipëri do të të kisha rrahur", gruaja tmerrohet nga ish i dashuri
Një shqiptar 31-vjeç ka rënë në pranga në Itali pasi ka tentuar të futet në një shtëpi private për të dhunuar ish-të dashurën.

Gruaja, e cila ishte e tronditur dhe tepër e frikësuar u shqetësua nga sjellja e shqiptarit dhe njoftoi mejnëherë policinë.

Të dy kishin disa kohë të ndarë, por ai nuk ndalte përndjekjet dhe u përpoq të hynte në shtëpi duke goditur derën me shkelma e grushta.

Efektivët e policisë, të cilët arritën në vend, hynë në ndërtesë dhe nga shkalla e dëgjuan burrin që i bërtiste gruas duke i thënë:

"Nëse do të kishim qenë në Shqipëri, do të të kisha rrahur pa arritur policia."

Gruaja më pas rrëfeu disa raste kërcënimesh dhe dhune nga partneri i saj, me të cilin përjetoi një romancë dashurie. Pavarësisht gjithçkaje, nuk bëri denoncim me shpresën se situata do të përmirësohej.

Sidoqoftë, pas grindjes së djeshme, gruaja më në fund vendosi të paraqesë një padi.
Shtuar më 21/01/2021, ora 16:24

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori