"A i kapim 1 milionë lekë?", ja përgjimet që fundosën gjobëvënësit në Shkodër
Vetëm pak ditë më parë policia e Shkodrës në bashkëpunim me RENEA arritën të arrestonin grupin e gjobëvënësve në Shkodër. Hetuesia ka bërë me dije se kanë qënë përgjimet telefonike që kanë nxjerrë zbuluar anëtarët e grupit kriminal që vendosnin gjoba në tregtarët e Shkodrës.

Sipas dokumentave të prokurorisë bëhet fjalë për rreth 400 tregtarë të tregut Zhdrale në Shkodër, të cilët janë gjobitur në mënyrë të përsëritur nga anëtarët e këtij grupi.

Sasia e lekëve që grupi u merrte tregtarëve varionte nga 10 mijë lekë të vjetra deri në 30 mijë lekë të vjetra. Për tërheqjen e lekëve, prokuroria thotë se Muhamed Liçi, kishte “punësuar” disa persona, të cilët çdo fund muaji shkonin pranë tregtarëve dhe ua mernin lekët, si “taksë” për sigurinë e biznesit të tyre, shkruan Shqiptarja.com.

Këtë taksë e paguanin dhe ata që shisnin në rrugë dhe ata që shisnin brenda tregut të Zhdrales. Në përgjimet jepet një tablo më e qartë se si grupi vepronte, madje me bllok në dorë, u kujtonin disa tregtarëve se duhet të paguanin dhe një muaj, që s’kishin mundur të paguanin tek grupi.

Në një bisedë mes kreut të grupit Muhamed Licit dhe Abedin Bajraktarit, Liçi, interesohet se kujt tregtar kishin mundur t'i mernin lekët dhe kujt jo. Më pas Liçi, e kërcënon në telefon duke i thënë se nëse nuk arrinin të bënin 1 milionë lekë të vjetra, dy personat që shfaqesin me bllok në dorë në tregun e fruta-perimeve, ta linin urgjent punën.

Madje në një rast ai udhëzon që të shkojnë t'i marrin lekë një personi që njihet si boksieri dhe tek një pastiçeri, që ndodhet tek tregu. Për këto veprime dhe shumë të tjera, prokuroria e Krimeve të Rënda, ka kërkuar masën e arrestit me burg,për anëtarët e këtij grupi kriminal.

Kjo kërkesë është miratuar nga gjykata, me përjashtim të një rasti, pasi një i arrestuar i mitur është lënë në “arrest shtëpie”.

Përgjimet e prokurorisë
+555 – Hajde se po
+777 – A ndin...
+555 – Po pra hajde
+777 – Po ku pra hajde, a po nisesh ti?
+555 – Nesër mor zotni se sonte nuk i iket kujt
+777 – Pse s’i iket kujt sonte?
+555 – Nesër hajt
+777 – Nesër hajt

Të nesërmen në datën 2 nëntor 2016, të dy komunikojnë në telefon midis tyre dhe e lënë të dalin dhe të mbledhin lekët. Këta të dy e lënë të dalin e t’u mbledhin të gjithëve. Konkretisht midis tyre zhvillohet kjo bisedë:

+777 – Alo
+555 – Ku je mor?
+777 – He mor Bukel, njitu në shpi
+555 – A ikim e marim lekt atje?
+777 – Shko mor, prit mor burrë, kur kanë ardh sot a?
+555 – He
+777 – Prit mor, ça me ikë te ai ..., se na myte ropt
+555 – Eee
+777 – Duhet me e shtir he burrë e se nuk iket në ajër he burrë
+555 – Me ikë me marrë lekt mor djalë, me grumbullu lekët...
+777 – Eee?
+555 – Kena me ikë me grumbullu me marrë lekët
+777 – Po pra po
+555 – Ose ikim ndaç ma mirë nesër paradite
+777 – Po shko ti mor burrë se s’shkon t’i njitesh
+555 – Mir, kujt e kujt kena m’i marrë lekët?
+777 – Tanve mor burr aty
+555 – Po atij Amirit sa lek kena m’i marrë?
+777 – 20
+555 – 20 eee?
+777 – Po, hajt se shkojmë bashkë, shkojmë bashkë, prit sa të veshëm ...

Në datën 14 nëntor 2016,shtetasi nën hetim Muhamet Lici me numër telefoni 0692XXX777, komunikon me numrin e telefonit celular 068XXXX366, e cila është shtetasi të quajtur Denis. Muhameti i thotë se do të dërgojë një njeriun e tij t’i thotë, të cilin e identifikon si shtetasin e quajtur Denis Skutina. Shtetasi Denis Skutina, personat që mbledh lekët në dyqane e biznese në tregun Zdrale. Konkretisht zhvillohet kjo bisedë:

+366 – Urdhno
+777 – He si ja kalove
+366 – Mirë
+777- a ka marë Denisi ato lekt a?
+366- Po
+777 – A je aty ke dyqani ti?
+366 – Ke dyqani jam.
+777 – Po mi nis direkt
+366 – A po nis tjera kend a?
+777 – Po s’e se kam mundësinë me dalë nitash
+366 – Po ma thuj emrin se po e kam siklet me ja dhanë kshtu he ____
+777 – Jo se s’asht problem se janë miq të mijë, janë njerëz të mi, s’a problem
+366 – Mirë a ban emrin se kush asht
+777 – Po po Denis, Denis Skutina, po me varet se ta them vet ke te gjej
+366 – Denis e ka ai e?
+777 – Po
+366 – Hajt pashim
Më pas shtetasi Muhamet Lici, komunikon përsëri me poseduesen e numrit të telefonit celular 068XXXX366 dhe i thotë se të kam nis një shok të vetin të quajtur Abedin Bajraktari. Konkretisht midis tyre zhvillohet kjo bisedë:
+777 – He zoje, të nisa nji shok zoje Abedin Bajraktari e ka emrin
+366 – Abedin?
+777 – Po, Bajraktari, e nisa njitesh nji shok temin, po vjen aty, aty masandej po të pret vet.Në telefon se s’prish punë jepja lekt ktij djalit se asht me nji makinë temen me nji _____ me makin të zezë
+366 – Mirë në rregull.
+777 – Falemners zoje, pashim

Në fillim të muajit dhjetor, përsëri ka komunikime midis shtetasit Muhamet Lici dhe shtetasit Abedin Bajraktari, lidhur me mbledhjen e lekëve nga tregtarët. Gjatë komunikimit me sms në datën 1 dhjetor 2016, Abedini e informon Muhametin se kishin mbledhur lekë të vjetra dhe se kanë për të mbledhur dhe te disa tregtarë të tjerë. Menjëherë p________ të mësipërme Abedin Bajraktari, e merr në telefon Muhamet Lici, edhe pyesin se kujt i kishin marrë e kujt nuk janë marrë lekët. Në fund shtetasi Muhamet Lici i thotë Abedin Bajraktarit që në qoftë se nuk i kapim një milion lekë duhet ta lënë këtë punë. Konkretisht zhvillohet kjo bisedë:

+777 – He mor
+611 – Si e ka emrin ai boksieri?
+777 – Po lene mor si e ka emrin boksieri, ...........! Ti t’i kishe mbledh, a me i mbledh vet tesh a!?
+611 – O shok nuk i kishte lekt mor, ça me i ba unë?
+777 – Ja mora atij unë.
+611 – A ja more Almirit?
+777 – 30. Kujt tjetër kam me ja marrr unë tesh?
+611 – Almirit
+777 – tjetër
+611 – Atij te pastiçeria ke me i marr 2 muj atij
+777 - ___, ___ atij 10 mijë lek.
+611 – Po muajin tjetër s’i kena marr atij
+777 – Po edhe muajin tjetër 20, pse 30?
+611 – Po pra 20 atij edhe atij te klubi. Atij ja kam marrë atij me kikirik, ça _______ ai.
+777 – Po tjetër?

+611 – Tjetër nuk kena kujt me i marrë tjetër.
+777 – Pse nuk e ke çu Rubinin me ja marrë edhe atyne atje në fund? Më kap edhe atë ____________ të thashë mor Abedin apo don me i lanë punët mas doret?

+611 – O Muhamet hajde këtu e të bajmë muhabet.
+777 – Për njikaq lek e lajmë krejt këtë punë, dorzohena krejt, vetëm legenat e bajnë këtë punë për njikaq lekë, po s’i kapëm nji milion lek aty!

Në funksion të aktivitetit të tij kriminal shtetasi nën hetim Muhamet Lici ka kryer komunikime telefonike dhe me shtetasit Redi Bardhej dhe Besmir Do...., të cilët kryejnë veprime me qëllim mbledhjen e parave nga tregtarët. Në datën 5 nënëtor 2016 ai komunikon me Redin dhe midis tyre zhvillohet kjo bisedë:

+278 – Hë mor
+777 – He Redi a ke ra me fjet a?
+278 – Jo mor
+777 – Qyre pash zotin mor Red jam me ket shokun që ishim pare a e din, njitu. Se e ska makine ky Bes kurva e s’ka si vjen se s’ka si len klubin vetëm, sa me na qu deri te klubi ___ gja, sa me marrë makinën tonë golfin, se dona m’u nisë njitesh. A thu kishe mujt 5 minuta mor Red

+278 – Po mor po
+777 – Njitu përballë derës tënde jam, ee
+278 – Po erdha

Më datë 08.01.2017 ora 09:34:12, shtetasi Redi Bardhej me numër telefoni në përdorim 067XXXX278 e merr në telefon një shtetas me numër telefoni 067XXXX59, të cilin duket se e thërret “dajë” dhe nga komunikimi duket se është pronar i një biznesi. Ky shtetasi i thotë se ka shkuar një shtetas i quajtur Riki Moraja, për t’i kërkuar lekë për roje. Shtetasi nën hetim Redi Bardhej pas kësaj i thotë hajt se po shifena ma vonë. Konkretisht midis tyre zhvillohet kjo bisedë:

a – Alo
b – He mor daj
a – Ça thone a je mirë
b – Si ja kalove

puna e dyqaneve që i run ai Riki Moraja se ai vjen e i don lek ai, kurse ky tjetri mor vlla, nuk kam lidhje unë me ta!!
_eee!?

___ Puna e atyne dyqaneve atje në rrugë që e rujnë këta
a – Hajt se po shifena ma vonë, ku je?
b – Unë jam në shpi, ma ban nji zile kur të dalësh
a – Mirë, hajt...
Pas rreth tre orësh dhe pikërisht në orën 12:24:35 të datës 8 janar 2017, tregtari e merr përsëri Redin edhe ia kujton që duhet të merret me këtë problem. Konkretisht midis tyre zhvillohet kjo bisedë:

a – He mor dajë,
b – He mor daje a harrove a?
a – Ku po shifena? A po vjen e të rrijmë njaty te Visi?
b – Po mor hajde mos vono...

Menjëherë pas komunikimit me tregtarin, shtetasi nën hetim Redi Bardhej merr në telefon shtetasin nën hetim Abedin Bajraktari, duke e pyetur se ku është. Nga kjo bisedë duket se Redi do të sqarojë Abedinin, në lidhje me ankesën e tregtarit të lartshënuar, por Abedini është larg. Konkretisht midis tyre zhvillohet kjo bisedë:

b – He mor
a – He ça bane?
b – Hiç
a – He ku je?
b – Jam nji fije larg se e kam çu ekranin
a – Aaaa, hajt se moren Cajen në telefon mor burr
b – hajt se tesh po flasim me të...

19. Më pas shtetasi nën hetim Redi Bardhej, ka shkuar e ka takuar shtetasin nën hetim Muhamet Licin, dhe pasi i ka shpjeguar situatën e merr në telefon tregtarin duke i nxjerrë Muhametin në telefon për ta sqaruar. Nga kjo bisedë rezulton fakti se te tregtari ka shkuar një shtetas me emrin Ardit, i cili nuk është lidhje e Muhametit ose e grupit të tij kriminal dhe i ka kërkuar lekë. Muhamet e porosit që të mos i japë lekë Arditit, por t’i thotë se lekët _____jap atij. Konkretisht midis tyre zhvillohet kjo bisedë:

b – He daj
a – He mor Col ça bane. Muhameti jam
b – Ça bane mor shok, mira...?
a – Ça bane shok mirë a? Ça ke ba
b – Mir po ti? Si je ti?
a – A ka ardhë prap ai Arditi aty a?
b – Sot ka ardhë.
a – Ça të ka thanë?
b – Ai ka ardhë nja dy tri ditë, se nuk kam dalë në punë se kam ken me grip, ka ardhë.

Ta lenë punën

Në një bisedë mes kreut të grupit Muhamed Licit dhe Abedin Bajraktarit, Liçi, interesohet se kujt tregtar kishin mundur ti mernin lekët dhe kujt jo. Më pas Liçi, e kërcënon në telefon duke i thënë se nëse nuk arrinin të bënin 1 milion lekë të vjetra,dy personat që shfaqesin me bllok në dorë në tregun e fruta-perimeve, ta linin urgjent punën.

Të arrestuar

Muhamed Lici 25 vjeç

Abedin Bajraktari

Denis Suktina

G.S, 17 vjeç

Besmir Domnori

Gëzim Vajushi, 57 vjeç

Fatmir Dibra 53 vjeç./albeu.com/



Shtuar më 08/03/2017, ora 11:12
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori