E FUNDIT/ Rama e refuzoi, Basha mbërrin në kohë në Presidencë, nis takimi me Metën
Po shkonte në protestë, policia ndalon biznesmenin
Policia e Kukësit ka shoqëruar biznesmenin e njohur Xhelil Dida, i cili ishte nisur drejt Tiranës për të marrë pjesë ne protestën e opozitës. Rasti është denoncuar nga kreu i PD-së në Kukës, Arif Rexhmati.

Faxweb.al mëson se Dida ndodhet ende i shoqëruar në komisariat, ndërsa policia e Kukësit nuk jep asnjë detaje lidhur me rastin. Biznesmeni mbeti i lënduar dhe në protestën e mbajtur në datën 11 Maj nga opozita e bashkuar, ndërsa asokohe mori mjekim në spital.

Raste të shoqërimeve të qytetarëve ka pasur sot dhe në Korçë dhe në Elbasan.

Reagimi i plotë i kreut të PDsë në Kukës:

Te nderuar miq, me urdher politik, junta policore e Edvin Rames dhe Sander Lleshaj sot ne oren 16 e 30 min ndaloi biznesmenin e njohur kuksian z. Xhelil Dida.

Ndalimi i z. Dida u be ne postbllokun e policise tek Ura e Drinit te Zi ne kohen qe ai udhetonte me automjetin e tij se bashku me te adermit per te qene i pranishem ne protesten e ores 19 se bashku me qindra mijera shqiptare te tjere.

Pa asnje arsye ai po mbahet ne ambjentet e policise Kukes, ashtu sikurse pa asnje arsye u dhunua fizikisht dhe u helmua me gaz nga policia politike e Rames me dt.13 prill 2019,ku si pasoje u detyrua te kerkoje ndihme mjeksore.

Miq kjo eshte fytyra e juntes policore te Edvinit ne ikje, ku nuk kursehen as te papunet, as studentet, as te pastrehet, as te varferit por as biznesmenet qe nuk jane pjese e tepsise se oligarkeve te Rames.

Koha e tij po mbaron ndaj se bashku sot ne oren 19 para Kryeministrise te tregojme forcen e popullit te bashkuar perkrah Lulzim Bashes!
Shtuar më 25/05/2019, ora 19:36
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori