Po shkonte në fejesën e djalit, detajet rrëqethëse për aksidentin në Kavajë
Pëlqej
Menjëherë pas tragjedisë, fqinjët e viktimave të aksidentit në Durrës kanë vrapuar me shpejtësi në vendin e aksidentit.

Fqinjët e Xhemil Fiskut i cili humbi jetën sot bashkë me nusen e djalit, u përplas për vdekje nga një makinë e cila drejtohej nga një 30-vjeçare, Ilda Parroj.

Bashkë me dy viktimat, ishte dhe nipi 8-vjeçar i Fiksut i cili është në gjendje të rëndë në spital.

Mësohet se Xhemil Fisku bashkë me nipin dhe nusen do të udhëtonin drejt Beratit pasi kishte fejuar djalin.

Si e njihni Xhemilin?

Burrë më i lartë në zonën e Golemit... Po shkonin në Berat me nusen e djalit, se ka fejuar djalin.

E pashë në televizor lajmin, sapo e pashë.

Kemi 20 vjet bashkë në Golem, matanë lapidarit, unë dhe ai. Familje e nderuar, edhe nusat, edhe çunat.

Jemi shumë të prekur, si na ra.

Familje e mirë, familje e lartë. /albeu.com/

Shtuar më 24/02/2018, ora 10:21
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori