Babë e bir janë arrestuar nga policia e
Vlorës pasi ushtruan veprën
penale “Dhuna në
familje”.
Sipas policisë, u arrestuan një 69-vjeçar dhe 27-vjeçar të cilët po konfliktoheshin fizikisht për motive të dobëta, por u parandalua ngjarja e rëndë.
Njoftimi i policisë
Policia vë në pranga dy shtetas, për veprën
penale “Dhuna në
familje”.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë, në vijim të punës për parandalimin e përshkallëzimit të dhunës në
familje, arrestuan në flagrancë shtetasit N. L., 69 vjeç, dhe V. L., 27 vjeç, (babë dhe bir) banues në Selenicë.
Arrestimi i tyre u bë pasi, gjatë një konflikti për motive të dobëta, kanë ushtruar dhunë fizike ndaj njëri- tjetrit.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprime të mëtejshme.
Shtuar më 17/01/2021,
ora 09:43